Djali i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi dhe aktorit turk Tolgahan Sayisman, Efehan, festoi dje 2-vjetorin e lindjes. Ata kanë organizuar një festë speciale në shtëpinë e tyre me rastin e ditës së rëndësishme për vogëlushin.
Sigurisht, nuk kanë munguar as fotot dhe urimet e çiftit për djalin.
“Gëzuar ditëlindjen djali im i çmuar! Ti je i dashur për ne, sot, nesër dhe gjithmonë”, ka shkruar Almeda përkrah fotos ku kanë dalë të tre si familje.
Ndërsa Tolgahan shkruan:“Gëzuar ditëlindjen, jam i lumtur që të kam djali im i dashur. Të dhëntë Zoti shumë vite jetë me shëndet dhe paqe”.
Çifti i dashur për publikun është në pritje të fëmijës së dytë, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment. Almeda është javët e fundit të shattzanisë, përpara se të sjellë në jetë vajzënm të cilën kanë treguar se do ta quajnë Alina.
Kujtojmë se gjatë periudhës së shtatzanisë, Almeda kaloi disa vështirësi, pasi gjithë familja u prek nga Covid 19.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu