Dy vite më parë, aktori i dashur i humorit, Visjan Ukcenaj, u bë baba për herë të parë dhe sot vogëlushi i tij ka mbushur plot dy vjeç.
Në postime në rrjetet sociale si dhe gjatë daljeve publike, Visjani ka treguar shpesh se është tepër i lidhur me të birin, madje i ka dedikuar atij edhe një këngë të veçantë pas lindjes.
Këtë ditë të veçantë, aktori ka zgjedhur fjalët më të ncjerë që një baba mund t’i drejtojë të birit ditën e lindjes.
“Gëzuar Ditëlindjen Zemra e Babit. Zoti të Bekoftë #divin#2vjeç”- janë fjalët e tij krahas fotos së Divinit të vogël.
https://www.instagram.com/p/CEqsBPMBlCX/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu