Si shumë fëmijë të tjerë edhe Zaho, djali i vogël i kryeminsitrit Edi Rama ulet sot për herë të parë në bankat e shkollës.
Vetë kryeministri ka shprehur emocionet e kësaj dite të rëndësishme përmes një fotoje të publikuar në rrjetet e tij sociale.
Ai ka gjithashtu një urim për të gjithë fëmijët që sot ulen për herë të parë në shkollë, ose rikthehen pas një pushimi jo shumë të lehtë.
“Dita e parë emocion i rrallë😍
Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm🙏
Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë🤗”, – shkruan kryeministri.
https://www.instagram.com/p/CFHItTUJygZ/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu