Dy ditë më parë, Ajka, vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Besart Kallakut festoi ditëlindjen e saj të parë. Për herë të parë këtë ditë, këngëtarja dhe aktori bënë publike foto dhe video të vajzës, duke njohur publikun me portretin e saj.
Përveç organizimit të një feste shumë të bukur, Besi dhe Xhensila kanë menduar për një dhuratë shumë të veçantë e me rëndësi për të bijën. Ata i kanë dhuruar një qen Ajkës, të cilin e ka postuar vetë aktori në Instgramin e tij.
Qeni i përket racës Weimaraner dhe bëhet shumë i madh kur rritet.
Ky qen është përdorur me kohë për gjueti nga familjet me gjak mbretëror dhe njihet si një qen mjaft besnik, miqësor dhe i bindur.
https://www.instagram.com/p/Bz5cr5YnZy-/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu