Këngëtari i shumë hiteve që ne dëgjojmë e kërcejmë, Skerdi Ago, është bërë baba për herë të parë dhe ka ndarë me gjithë fansat gëzimin e madh të këtij momenti të rëndësishëm në jetën e tij.
Ai ka bërë një dedikim shumë prekës për të birin, por gjithashtu edhe për partneren që solli në jetë ëngjëllin e tyre.
“Sot u mbusha me lotë, por me lotë gëzimi, ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një ëngjëll që të bën të harrosh çdo gjëë për çka ke luftuar dhe çka ke kaluar dhe çdo dashuri, sepse dashuria më e madhe është ky bukurosh i bukur. Ndihem krenar që në jetën time Zoti më fali një krah të djathtë që do më dojë tamam me zemër të pastër dhe do më bëhet shok jete, do më bëhet një hero për shpirtin tim”- shkruan Skerdi për djalin.
Ndërsa për të shoqen ka zgjedhur këto fjalë:
“Vesa je femra që më bëre dhuratën më të shtrenjtë, dhuratën më të bukur. Më solle në jetë një shpirt një Skerd të vogël që ma mbushi shpirtin me një thesar që s’do kem nevojë tërë jetën të kërkoj gjë tjetër më shumë. Të dua jeta ime, ju dua të dyve më shumë se veten”.
Por emri i vogëlushit ende nuk është bërë i ditur për fansat e këngëtarit.
https://www.instagram.com/p/B65LF0Vjtqk/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu