Tani dihet mirë që Covid-19 shkakton pasoja, thjesht mendoni se 80% e pacientëve të shtruar në spital përjetojnë simptoma edhe kür kanë kaluar muaj pas fillimit të infeksionit. Sidoqoftë, më pak dihet për veprimin afatgjatë të Covid-19 tek personat që e kalojnënë një formë të butë.
Komplikime afatgjata
Për të mbushur këtë boshllëk, vjen një studim suedez i kryer nga Spitali Danderyd dhe Instituti Karolinska mbi personelin shëndetësor dhe i botuar në revistën JAMA. Siç është zbuluar nga studiuesit, edhe kalimi i Covid-19 në një formë të lehtë mund të çojë në komplikime afatgjata. Në fakt, të qenit pozitiv nuk duket se është e mjaftueshme për të eleminuar plotësisht simptomat e virusit i cili, edhe pas tetë muajsh, përsëritet me pasoja të moderuara ose të rënda në 10% të pacientëve, duke kompromentuar cilësinë e jetës dhe administrimin e kohës së lirë.
Analiza për tetë muaj
Studiuesit skandinavë filluan studimin pranverën e kaluar, në mënyrë që të vlerësonin nivelin e imunitetit tek pacientët e rikuperuar nga Covid-19 i lehtë. Pas mbledhjes së mostrave të gjakut nga më shumë se 2,100 punonjës të spitalit Danderyd, studiuesit përsëritën marrjen e gjakut çdo katër muaj, duke i ofruar kampionit një pyetësor në lidhje me simptomat afatgjata dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme.
Çrregullime edhe tetë muaj pas infektimit
Rezultatet treguan se nga 323 që kishin marrë Covid-19, rreth 26% ishin të detyruar të jetonin me të paktën një simptomë të moderuar ose të rëndë për më shumë se dy muaj, ndërsa 11% kishin të paktën një simptomë të aftë të ndikonte negativisht në cilësinë e jetës gjatë tetë muajve të shqyrtuar. Për të kuptuar më mirë ndikimin e virusit dhe efektet e tij afatgjata, të dhënat e 323 pacientëve pozitivë u krahasuan me ato të mbi një mijë profesionistëve shëndetësorë që nuk kanë kontraktuar virusin, të cilët në lidhje me simptoma të ngjashme me pasojat e Covid – 19 treguan përqindje shumë më të ulëta, përkatësisht 9% dhe 2%.
Humbje shije, nuhatjeje, dhe lodhje
Ndër pasojat më të zakonshme midis atyre që kanë marrë Covid-19 në një formë të butë janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Lodhja dhe problemet e frymëmarrjes janë më pak të shpeshta, të cilat gjithsesi mbeten ndër më të zakonshmet edhe në mesin e atyre që preken në forma më të rënda të virusit. Nga ana tjetër, nuk ka incidencë më të madhe të simptomave të tilla si probleme me kujtesën, përqendrim, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, dhimbje fyti ose ethe.
Studimi po vazhdon dhe do të hetojë gjithashtu se si funksionon sistemi imunitar pasi çrrënjoset virusi, nga autoimuniteti te mundësia e infektimit përsëri.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.