Kur bëhesh nënë, sidomos për herë të parë, përjeton me gëzim të madh çdo hap që bën fëmija jot.
Kështu ka ndodhur edhe me prezantuesen Bieta Sulo, e cila sot ka çuar për herë të parë në kopsht të birin, Kroin.
E emocionuar Bieta ka publikuar foton e Kroi Art, duke vrapuar për në kopsht.
Ajo thotë se mendonte se do qante kur të linte djalin, por pohon se iu bë zemra mal.
“Dita e parë e kopshtit. Fotografia që çdo prind e ka menduar netë e netë të tera dhe do ta kujtoj gjithmonë.
Mendoja që do të qaja, por jo… vrapi dhe gëzimi i Kroit për tek “shokat” ma bëri zemrën mal”, shkruan Bieta.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu