“Kush ka vajza botën ka”, babai i moderatores Bora Zemani duhet t’ja dijë më së miri kuptin kësaj shprehjeje. E bija me siguri i ka falur shumë momente krenarie si me arritjet në karrierë, me të birin Arborin, por sot ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë që i dedikohet posaçërisht vetëm të atit.
Babai i Borës ka qenë për 30 vite kolonel dhe ajo ka zgjehdur që gradën e fundit që ai ka marrë ta përjetësojë në trupi ne saj. Pra, Bora ka bërë një tatuazh në sup gradën e fundit që mbajti i ati, duke e quajtur atë një tatuazh të vogël, por me kuptim të madh për të.
“Surpriza ime për babin 🙈! Grada e Kolonelit! 👨🏻✈️ (grada e fundit që ai mbajti, në gati 30 vite pune si oficer aktiv i Forcave të Armatosura Shqiptare). Tani do të jetë në supin tim përjetë ☺️. Një tatuazh i vogël, me kuptim të madh për mua!
Të dua ba’! Jam me fat që të kam e ndihem krenare që jam bija jote!! Shpirt i bukur! ❤️ .
Ps: surprizën nuk e priti dhe aq mirë. Ne fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura që i kisha bërë vetes e që kushedi kur shërohej ajo plagë e madhe gjithë gjak 😂. Pastaj kuptoi që ishte tatto me ngjyrë të kuqe dhe më në fund, shijoi surprizën 😜😂”, – shkruan Bora.
https://www.instagram.com/p/B33-nmWDF5q/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu