Këngëtarja Aurela Gaçe është shumë e dashur për publikun jo vetëm për zërin fantastik e këngët që na ka dhuruar ndër vite, por edhe për gjithë komplekistetin që përfaqëson personazhi i saj.
Shumë e dashur, njerëzore, me humor, e ndjeshme, e drejtpërdrejtë, ajo ka ditur të fitojë zemrat e gjithë shqiptarëve e të bëhet e preferuara e pothuajse të gjtihëve.
Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ajo ka folur për një nga momentet më të vështira të jetës së saj, që përkon me një fazë shumë delikate, vetëm 40 ditë pasi u bë nënë për herë të parë.
Asaj i është dashur të udhëtojë drejt Amerikës së largët, për shkak të një kontrate pune që e kishte mbyllur një vit më parë. Aurela tregon se atë udhëtim e ka larë me lotë dhe mbi të gjitha sa herë e pyesnin si është vajza, fillonte të qante.
Përveç vështirësive emoconale, ajo ka apsur edhe vështirësitë fizike, pas lindjes me operacion, sepse s’ka qenë e lehtë të udhëtosh, të veshësh taka e të performosh në skenë.
https://www.youtube.com/watch?v=aR6xzokL_E4
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu