Disa ditë më parë këngëtarja e madhe e skenës shqiptare Aurela Gaçe mbajti koncertin e saj të tretë recital, ku dhuroi njw spektakël të jashtëzakonshëm për publikun.
Ajo tregon se në këtë performancë e ka ndjekur edhe vajza e madhe Grace, për të cilën tregon se e zuri gjumi duke parë të ëmën. Megjithatë, ajo i kishte thënë këngëtares se e kishte parë disa herë në skenë e për këtë arsye nuk ishte mërzitur që e zuri gjumi.
Ndërsa vajza e vogël kishte qëndruar në shtëpi me gjyshen dhe Aurela tregon se është hera e parë që nëna e saj nuk është e pranishme në një sallë të rëndësishme ku ajo performon.
Lidhur me tërmetin e së shtunës, që është një ngjarje e freksët në kujtesën e gjithë shqiptarëve, Aurela tregon se vogëlushja e saj Abigail nuk e kupton ç’do të thotë vërtet tërmeti, por ka dëgjuar të rriturit të flasin për të dhe thotë: Do ta rrah tërmetin pam pam. 😀
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu