Është e pamundur që sa herë përmendet Vlora apo vlonjatët të mos na shkojë mendja tek deti, flamuri, ullinjtë, portokallet e disa pika karakteristike të qytetit tonë bregetar. Është gjithashtu e pamundur të mos na vijë në mendje “gjoksi gropë” i vlonjatëve apo shprehjet e famshme “o njësh”, “o figurë”, “o i paparë” etj.
Këngëtarja Aurela Gaçe është një nga figurat më përfaqësuese të artit e kulturës vlonjate, por gjithashtu e dialektologjizmave, që me humor nuk lë pa i përmendur edhe në intervista.
Ajo po kujdeset që rrënjët vlonjate t’i trashëgojë edhe tek vajza e saj e vogël, e cila është vetëm 3 vjeçe.
Në një video të postuar në Instagramin e saj, të titulluar “Po mësojmë gjuhën e nënës”, Aurela dëgjohet në bashkëbisedim me vogëlushen, teksa i mëson fjalët “o njësh”, “o figurë”, “o e paparë” etj, ndërsa Abigail përsërit në mënyrë të përkryer pas saj.
https://www.instagram.com/p/CBJgX68AsRY/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu