Aulona Musta, gazetarja, moderatorja, tashmë edhe një trajnere fitnesi dhe nutricioni gjithmonë na ka përditësuar me këshilla dhe momente nga e përditshmja e saj, të cilat shërbejnë si shembull për gjithë ndjekësit dhe personat që e vlerësojnë atë si figurë.
Shpesh e shohim të ndajë edhe momente familjare, megjithatë, puna, e përditshmja dhe ritmi intensiv i jetesës së saj, jo gjithmonë ia japin mundësië që të shprehë me fjalë gjithë dashurinë dhe mirënjohjen e madhe për njerëzit e saj më të rëndësishëm, ndër të cilët është bashkëshorti (të paktën në rrjetet sociale, të tilla postime kanë qenë më të rralla).
Sot, Aulona Musta i ka bërë një dedikim të shoqit, që çdo partner e bashkëshort do ta dëshironte nga njeriu që ka në krah.
Ajo e falënderon për gjithë mbështejten që ai i ka dhënë ndër vite dhe gjithashtu për faktin se është një baba i mrekullueshëm për vajzën e tyre Amarën.
“Asnjë arritje, asnjë sukses, asnjë punë, kënaqësi, nuk do ishte e njëjtë pa ndihmën dhe përkrahjen tënde. Faleminderit që je gjithmonë aty për mua, me këshillat dhe mbështetjen tënde, në çdo hap. Faleminderit që më kupton dhe përkrah gjithmonë. Faleminderit që nuk lodhesh kurrë me një workaholic si mua dhe ke kuptuar dhe pranuar maninë time për të bërë 100 gjëra 😅😅
Faleminderit që je babai më i mrekullueshëm për Amarën! ❤️❤️ Vajza është shumë e rëndësishme që të keni në krah një partner që dëshiron, nxit dhe përkrah gjatë gjithë kohës zhvillimin, ecurinë, punën, pasionet tuaja. Kush tenton të bëjë të kundërtën, ka probleme me veten dhe përpiqet t’i reflektojë tek ju.
Kjo s’do të thotë qe marrëdhënia në çift është gjithmonë fushë me lule. Përkundrazi, ajo shndërrohet edhe në “beteja” të ashpra lufte 🤣🤣🤣 kush thotë të kundërtën gënjen. Ama rëndësi ka që në fund të ditës, të dy partnerët të bëjnë më të mirën për veten e tyre, për njëri-tjetrin, e rrjedhimisht për marrëdhënien”- shkruan Aulona në foton ku janë të dy duke u përqafuar.
https://www.instagram.com/p/CAFdDC7hXjp/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu