Pritjes së ëmbël të moderatores Arbana Osmani i ka ardhur fundi. Ajo është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një tjetër djalë.
Lajmin e ka bërë publik partneri i saj Eduart Grishaj, përmes një fotoje në profilin e tij në Instagram ku ka shkruar “Lindi Dielli”, duke lënë të kuptohet se kanë zgjedhur këtë emër për vogëlushin.
Duke qenë në situatë pandemie, vihet re dhe kujdesi i shtuar në veshjen e Eduartit me përparësen dhe maskën kirurgjikale, teksa mban të birin në krah.
https://www.instagram.com/p/CGhSwV9nAFL/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu