Lajmi vjen pas një hulumtimi të botuar në revistën Environmental Research.
Testimi i një metaboliti (substancat e nevojshme të metabolizmit)
Hulumtuesit nga Universiteti i Cincinnati (Shtetet e Bashkuara), të udhëhequr nga Kelly Brunst, analizuan skanimet e trurit të 145 fëmijëve të moshës mesatare prej 12 vjetësh. Në veçanti, ata shqyrtuan praninë në tru të niveleve të një metaboliti, myo-inozitol, rritja e të cilit ndodh në prani të reaksioneve inflamatore. Ata zbuluan se sasi shumë më të mëdha të këtij metaboliti ishin të pranishme në trurin e fëmijëve të ekspozuar ndaj niveleve të konsiderueshme të smogut, të cilat nga ana e tyre ishin të lidhura me fillimin e simptomave të ankthit. Në veçanti, studiuesit zbuluan se fëmijët më të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit kishin 12% më shumë gjasa të vuanin nga ankthi sesa bashkëmoshatarët e tyre. “Sistemi nervor qendror – shpjegon Brunst – është veçanërisht i ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit, i cili mund të luajë një rol në origjinën e çrregullimeve mendore si ankthi ose depresioni”.
Smogu dhe inflamacioni i trurit
Megjithatë, autorët e studimit sigurojnë se rritja e simptomave të lidhura me ankthin tek fëmijët e ekspozuar ndaj ndotjes është relativisht e kufizuar dhe nuk ka gjasa të përkthehet në një diagnozë klinike të çrregullimit të ankthit në të ardhmen. Nga ana tjetër, shpjegon Brunst, “sistemi nervor qendror është veçanërisht i ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit, siç dëshmohet nga reaksioni inflamator i shkaktuar në tru nga rritja e niveleve myo-inositol për shkak të ekspozimit më të madh ndaj smogut”.
Lexo edhe: Merrni ilaçe nëse vuani nga ankthi, mos e dënoni veten!
[poll id=”8″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock