Ky është përfundimi i studimit të botuar në Perspektivat e Shëndetit Mjedisor nga hulumtuesit spanjollë të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global, sipas të cilit fëmijët që marrin frymë në ajrin e ndotur që nga moshat e hershme kanë më shumë gjasa për të treguar një rënie të vëmendjes.
Meshkujt më të prekur
Studimi përfshinte 2,221 fëmijë të moshave 7 deri në 10 vjeç, të ftuar për të kryer analiza për të vlerësuar aftësitë e tyre njohëse. Përveç kësaj, studiuesit llogaritën ekspozimin e fëmijëve ndaj ndotjes së ajrit gjatë shtatzanisë dhe fëmijërisë, duke përdorur një model matematikor bazuar në matjet reale. Në përfundim të studimit u konstatua se ekspozimi ndaj ndotjes deri në moshën 7 vjeç u shoqërua me rezultate më të ulëta në ushtrimet në lidhje me kujtesën, sidomos tek fëmijët meshkuj. Autorët shpjegojnë se meshkujt ndryshojnë nga femrat për shkak të mekanizmave të ndryshëm hormonalë dhe gjenetikë, të cilat mund t’u lejojnë vajzave të reagojnë më mirë ndaj proceseve inflamatore të shkaktuara nga lëndët ndotëse.
Dëmtime të tjera
Për më tepër, studimi tregoi se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit ishte i lidhur jo vetëm me problemet e kujtesës së fëmijëve, por edhe me zvogëlimin e vëmendjes së tyre apo shkathtësisë në zgjidhjen e konflikteve, zbulimin e gabimeve dhe rregullimin e mendimeve dhe ndjenjave – tek fëmijët e të dy gjinive.
Alarmi i UNICEF
Ndotja e ajrit shqetëson institucionet. Sipas UNICEF-it, rreth 300 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në zona ku ndotja e ajrit është të paktën 6 herë më e madhe se kufijtë ndërkombëtarë të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rrjedhimisht ata marrin frymë ne ajrin toksik dhe kjo vë në rrezik shëndetin e tyre dhe zhvillimin e trurit.
Lexo edhe: Si ndikon ndotja e ajrit ne shtatzani?
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu