Vogëlushja e Besit dhe Xhensilës, Ajka feston sot ditëlindjen e saj të dytë dhe urimet e prindërve të saj nuk kishin si të mungonin.
Aktori i dashur i humorit ka publikuar një foto të vjetër të vajzës në muajt e parë të jetës dhe duke marrë parasysh natyrën e Besoit, nuk mund të mungonin të qeshurat.
Ai i ka vendosur vogëlushes syzet e tij dhe ka zgjedhur pikërisht këtë foto për t’i bërë një urim të ndjerë zemre.
“Më e shtrenjta, Ajka e jetës, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën! @xhensilamyrtezaj Faleminderit secilit nga ju për çdo urim! Zoti ju rujt!!!”
https://www.instagram.com/p/CCibaTnhcDV/
Edhe Xhensila ka zgjedhur një video nga plazhi dhe disa fjalë kuptimplota për t’i uruar Ajkës ditëlindjen e saj të dytë.
“12.07.2018. 11:50AM 🕰 or’e bekuar, solle diellin e ditëve tona @bes_kallaku . Faleminderit At!” shkruan Xhensila pa harruar të falënderojë Zotin për çdo bekim.
https://www.instagram.com/p/CCiZPyPDvlG/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu