Për pak kohë këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo është në muajin e shtatë të pritjes së një djali dhe ka treguar se është në fazat e fundit të përgatitjes për të mirëpritur të birin.
Nga postimet në instagram na ka treguar se ka blerë shumë veshje për të voglin dhe i ka sistemuar në garderobën që do të jetë e tij sapo të vijë në jetë.

Gjithashtu këngëtarja ka bërë edhe një udhëtim shumë të rëndësishëm që lidhet me shtatzaninë e saj.
Ajo ka zgjedhur Nju Jorkun me qëllim realizimin e një seti fotografik gjatë shtatzanisë me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha.
Afërdita është shprehur se për këtë moment kaq të veçantë, ka zgjedhur pikërisht fotografin më të veçantë.











Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu