A ndikon madhesia e barkut ne shendetin e bebes?

0 0

Përmasat e barkut! Dikush mund t’ju thotë se keni një bark të madh dhe dikush se keni një bark të vogël por asgjë nuk është e përcaktuar. Barku mund të jetë i ndryshëm për gra të ndryshme, megjithatë shpesh komente të tilla na bëjmë të mendojmë se diçka nuk shkon tek fëmija dhe kryesisht tek pesha. Por a ka në të vërtetë një lidhje midis tyre?

Do të lind një bebe të madhe apo të vogël? Ja 7 faktorët që ndikojë në madhësinë e barkut.

• Gjatësia e gruas ka ndikim të madh. Nëse jeni e gjatë barku juaj do të jetë më i vogël dhe nëse jeni e shkurtër barku juaj do të shfaqet më shpejt, duke pasur gjithashtu edhe përmasa më të mëdha.
• Nëse është shtatzania juaj e parë muskujt e barkut do të hapen më pak dhe për pasojë barku do të duket më i vogël.
• Pozicioni i bebes do të ndryshojë vazhdimisht, kryesisht në fund të trimestrit të dytë. Edhe forma e barkut tuaj do të ndryshojë në varësi të pozicionit të bebes.
• Vendosja e zorrëve tuaja ndikon gjithashtu. Me rritjen e uterusit, zorrët tuaja mund të pozicionohen pas tij duke e bërë barkun të duket më i vogël ose anash tij duke e bërë të duket më i madh.
• Varet se çfarë forme ka trupi juaj nga shtatzania e mëparshme. Nese keni muskuj jo të tonifikuar barku do të zmadhohet shumë, dhe nëse jeni marrë me sport ai do të duket shumë i vogël.
• Sasia e lëngut amniotik ndikon gjithashtu, bashkë me moshën e shtatzanisë tuaj. Gjatë 20 javëve të para lëngu amniotik prodhohet nga lëngjet e fëmijës dhe më pas nga sekrecionet e mushkërive si edhe nga urina. Pra në varësi të javës së shtatzanisë edhe sasia e lëngut të prodhuar ndikon.
• Edhe madhësia e bebes ndikon. Në këtë aspekt ka rëndësi edhe faktori gjenetik, me shumë mundësi bebja juaj do të ketë peshë të përafërt me prindërit. Nëse ju jeni të gjatë e tillë do të jetë edhe bebja juaj.
Pra askush nuk mund të gjykojë përmasat e barkut tuaj vetëm duke e parë, këtë nuk mund ta bëjë as mjeku juaj. Përmasat e tij ndryshojnë në varësi të javës së shtatzanisë dhe kjo do të jetë diçka e ndryshme për gra të ndryshme.

Lexoni edhe: Nena qe lindi bebin e saj me peshe 5 kg ne shtepine e saj

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X