Sipas mjekes pediatre Jill Irving për “Babycentre”, fëmijët nën 24 muajsh do të kenë shumë rrallë probleme gjatë udhëtimit me makinë, dhe këtu i referohemi trazimeve të stomakut (e zë makina).
Si ta kuptojmë kur një fëmijë e zë makina?
- Fillon me dhimbje barku dhe nuk bën rehat;
- Ka të përziera dhe më tepër pështymë në gojë;
- Është i nxehtë por i zbehtë dhe mund të ketë djersë.
Zakonisht kjo gjendje krijohet nga prania e aromave të forta gjatë udhëtimit apo nga rrugët me kthesa. Nëse e lëviz shumë kokën do të ndihet edhe më keq, gjithashtu nëse shikon një objekt nga afër.
Si ta bëjmë fëmijën tonë të ndihet më mirë gjatë udhëtimit?
- I planifikoni udhëtimet tuaja në një kohë që përkon me orën e gjumit të fëmijës;
- E vendosni fëmijën të flejë para udhëtimit dhe në momentin e nisjes (nëse nuk udhëtoni dot në momentin e gjumit) e vendosni në sexholino. Nëse do të ndihet keq do të jetë më tepër i predispozuar për t’u rikthyer në gjumë, pra nuk do të arrijë të vjellë.
- Mos e ushqeni shumë para nisjes;
- Nëse fëmija vjell i jepni gji apo formulë (ose ujë të zier) që të mos dehidratohet.
- E mbani makinën të freskët dhe mos e vishni shumë fëmijën.
- Vendosni mbrojtëse nga dielli në mënyrë që ai të mos detyrohet të kthejë kokën anash.
- Mos përdorni aromatizues makinash;
- Mos konsumoni në asnjë mënyrë duhan dhe mos përdorni as ju parfum gjatë udhëtimit;
- Hapni shpesh dritaret për të ajrosur makinën;
- Dëgjoni muzikën që fëmija juaj preferon më shumë.
[poll id=”11″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock