Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka qenë mbrëmë e ftuar në programin “E ardhmja është vajzë”, ku ndër të tjera a rrëfyer një moment tejet të vështirë të jetës së saj. Bëhet fjalë për periduhën kur ajo dhe vogëlushja Ajka kaluan Covid 19 dhe për këtë arsye u karantinuan të tre si familje në shtëpinë e tyre në gjirin e Lalëzit. Pasi testet dolën negativë dhe menduan se gjithçka kishte kaluar, ata vendosën të ktheheshin në Tiranë, ku i prisnin punët e përditshme.
Gjatë rrugës, kur ishin në Vorë, këngëtarka tregon se ndjeu një shtrëngim shumë të fortë në kraharor, u ndje shumë keq, iu ul në minimum oksigjeni dhe iu shpeshtuan së tepërmi rrahjet e zemrës. Aq e fortë ishte ndjesia, saqë mendoi se ai do të ishte një moment fatal për të. Mendimi i parë që i erdhi në mendje ishte pyetja “Përse në prezencë të vajzës”, duke marrë parasysh se Ajka është mjaftueshëm e rritur për të kuptuar çfarë ndodh përreth saj.
Fatmirësisht ata ishin afër Tiranës dhe kishin akses lehtësisht në spitale, kur Xhensila shkoi për të kryer gjithë ekzaminimet e nevojshme. Gjatë atyre momenteve, ajo tregon se i lutej Zotit ta lejonte të jetonte vajzën e Besin, dhe të mos i merrte vajzën nënës së saj, pasi ka kaluar një jetë të vështrië dhe kjo dhimbje do të ishe e tepërt për të.
Pas gjithë kontrolleve mjekësore, rezultoi se organet e saj jetësore ishin në gjendje shumë të mirë dhe kardiologu i tha se kishte një sulm paniku, ndoshta si shpërthim i frikërave të akumuluara për Covid 19.
Që atëherë, ajo tregon se nuk ka pasur më probleme të tilla, por edhe nëse do të ketë, ka bindjen se mund t’i kalojë më lehtë dhe më e fortë.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://www.binance.com/es/register?ref=T7KCZASX
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?