Të gjithë e dinë se dashuria më e madhe e Bora Zemanit është djali i saj Arbori dhe e ftuar në programin argëtues “Shiko kush luan” ajo dha një mesazh shumë të bukur për të.
Moderatores iu kërkua të shprehte një mesazh që do donte ta dëgjonte Arboi një ditë, kur të kërkonte për mamin në Youtube.
Me zërin ku dallohej qartë emocioni, Bora tregoi se Arbori është dashuria e saj më e madhe, është numri një në gjtihçka në jetën e saj.
Fjalët që zgjodhi t’i drejtonte të birit ishin të thjeshta, por shumë kuptimplota. Ajo tha se dëshiron vetëm që Arbori të vazhdojë të rritet e të jetë gjithmonë shumë i lumtur.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu