Djali i parë i Kim Kardashian dhe këngëtarit Kanye West, Saint, ka ditëlindjen dhe mbush plot 5 vjeç.
Për shkak të situatës së pazakontë në të cilën gjendemi, ai nuk ka mundur të festojë sipas dëshirës, megjithatë fjalët e bukura nga Kim nuk kanë munguar.
Me anë të një postimi me foto shoqëruar me fjalë zemre, Kimi ka ndarë publikisht urimin për të voglin e saj.
Ajo ka treguar se ditëlindjen e Saint e kanë festuar në kushtet e pandemisë, duke ruajtur distancën fizike e duke i parë nga larg të afërmit.
Dedikimi i Kim Kardashian për të birin:
“Vogëlushi im Saint bën 5 vjeç sot. Një nga shpirtrat binjakë të jetës ime. Çdo vit unë intervistoj fëmijët e mi dhe ju bëj të njëjtën pyetje për jetën. Saint – unë mezi po pres të shohësh se si je rritur dhe si u përgjigjesh këtyre pyetjeve si një 5-vjeçar dhe të t’i tregoj kur të rritesh. E di që një festë në distancim social nuk është perfekte, por kjo është koha jonë dhe ti je shumë i kënaqur! Ti je gjithmonë kaq i lumtur dhe sjellë kaq shumë lumturi në shpirtin tim çdo ditë. Ti do të jesh gjithmonë vogëlushi im. Shijoje ditëlindjen tënde të artë këtë vit Sainty!”.










Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu