Gjashtë vjet më parë jeta e gazetares dhe moderatores Fatma Haxhialiu ndryshoi rrënjësisht, pasi solli në jetë krijesën e saj, fëmijën e saj të parë, të cilin e pagëzoi me emrin me kuptim të veçantë Mbreti Diell.
Vogëlushi Kian sot mbush gjashtë vjeç dhe Fatma përveçse është kujdesur në çdo detaj për festën e organizuar në shtëpi me personazhet e tij të preferuar, i ka dedikuar disa fjalë zemre, që mund t’i artikulojë vetëm një nënë për krijesën që ka sjellë në jetë.
“09.09.2014 lindi MBRETI i ZEMRËS time.
Shpirt, Diellin ta dhashë kurorë, ZEMRËN time mbretëri…
U gëzofsha me ty pranë, deri në frymën time të fundit…
Shkëlqe e mbretëro mes qindra vitesh KIAN Mrekullia ❤”- shkruan Fatma krahas fotos së tyre në bregun e detit.
https://www.instagram.com/p/CE6F7Uyjtao/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu