Nëntë ditë pas lindjes, aktorja Olta Gixhari ka publikuar foton e embël të shëtitjes me të birin Amar. Aja që bie në sy është fakti që aktorja duket në forma shumë të mira fizike edhe pse kanë kaluar shumë pak ditë nga ardhja në jetë e vogëlushit.
Me karrocën pranë vetes, Olta ka përshkuar me humor këtë periudhë si dhe ndjesitë e bukura që i ka falur i biri.
“Ja dhe mami ia doli të bëjë një foto pa shapka shtëpie. Amar është djali i vetëm në këtë botë që më ka bërë të qaj, të qesh, të vuaj, të lumturohem, të qëndroj pa gjumë, më bën të dridhem, më jep forcë të mendoj ndryshe për të ardhmen… sa më është bërë xheloz edhe burri. Jam njeriu më i lumtur në botë me ju të dy pranë”, – shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/CEg8flqHxMR/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu