Aktorja e humorit Rudina Dembacaj po përjeton sot një nga ditët më të vështira e të dhimbshme të jetës. Pas një beteje të gjatë në spital, i ati i saj i shtrenjtë ka ndërruar jetë.
Ka qenë vetë aktorja që bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale. “I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumire diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj,”- është shkrim ime të cilin Rudina shoqëroi foton e të atit.
Pak kohë më parë, Rudina njoftoi se i ati ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Ndërsa vetëm para katër ditësh, ajo festoi ditëlindjen dhe tregoi se do e kalonte tek dera e spitalit, ku ndodhej i shtruar i ati.
Ajo u shpreh se i ati është i vetmi njeri që ka adhuruar gjithmonë, madje përpara disa ditësh i dedikoi një tatuazh.
https://www.instagram.com/p/CCYMa0onxQy/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu