Këngëtarja Olta Boka është në ditët e fundit të shtatzanisë, pasi nga momenti në moment pritet të vijë në jetë vajza e saj e parë.
Duke pritur nga çasti në çast momentin final, Olta e ka të pamundur të shkojë këto ditë në plazh.
Sigurisht që këto ditë të nxehta po ia ndjen mungesën plazhit, madje aq shumë duket se i mungon kjo atmosferë, saqë e ka krijuar vetë në shtëpi.
Olta ka vendosur në ekranin e televizorit një pamje bregdeti, teksa në sfond dëgjohen zhurmë dallgësh. Ajo ka marrë edhe aksesorët e plazhit pranë dhe gjithçka duket si në kohën e pushimeve.
“Ndërkohë në një verë paralele unë jam duke shikuar plazhin, diellin, kripën dhe ndonjë coctail.”-shkruan këngëtarja krahas postimit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu