Pak ditë më parë, moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka përjetuar gëzimin më të madh të jetës, atë të të bërit nënë.
Herë pas here ajo ka bërë postime të ndryshme në rrjetet sociale, ku është e pamundur të mos vësh re linjat e saj perfekte. Jonida duket aq në formë fizikisht, sa kushdo do të mendonte se ajo nuk ka qenë farë shtatzanë.
Në foton e fundit të Jonidës tërheq vëmëndjen komenti i aktores Olta Gixhari, e cila është gjithashtu në pritje të ëmbël.
Olta i tregon koleges së saj se vazhdon të duket më e bukur se kurrë edhe pasi supozohej të kishte kaluar “nurin e shtatzënisë”.
“Jonida ti vazhdon me nurin e shtatzënisë edhe pse je bërë mama. Nuk e kemi lënë kështu!”-shkruan aktorja me humor krahas fotos së Jonidës.
Edhe ndjekësit e tjerë në Instagram duket se bien dakord me mendimin e aktores Gixhari.
https://www.instagram.com/p/CCB8coBjHih/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu