Vogëlushi Noah i moderators Fatma Methasani dhe shefit të kuzhinës Alfio Rrotani bën sot pesë muajsh.
Gëzimin e kësaj dite të rëndësishme, Fatma e ka ndarë në rrjetet e saj sociale, ku ka postuar një foto të gjithë familjes, dy prindërit dhe vogëlushi mes tyre.
“5 muaj në një foto”, shkruan ajo duke na lënë të kuptojmë sesi ka ndryshuar jeta e çiftit që pas ardhjes së Noas në jetë.
Ata kanë veshur të tre bluza të ngjashme të stampuara, ku Alfio dhe Fatma duken të përgjumur e pa bateri, ndërsa djali i tyre është shumë i karikur dhe energjik. Me siguri të gjithë prindërit e rinj e gjejnë veten në këtë panoramë.
Ajo që bie gjtihashtu në sy është fakti se Fatma është kujdesur si përherë që të mos e zbulojë portretin e vogëlushit.
https://www.instagram.com/p/CB-VgPfhhq9/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu