Me siguri të gjitha nënat e faqes e mbajnë mend që në adoleshencën e tyre, apo në fëmijëri kanë parë serialin e famshëm “Rebelet”, që çdo pasdite na ka mbajtur të mbërthyra pas ekranit.
Gjashtë aktorët kryesorë, që personifikonin secili nga një karakter adoleshentësh, ishin: Mia Colucci (Anahí), Miguel Arango (Alfonso Herrera), Roberta Pardo (Dulce María), Diego Bustamante (Christopher von Uckermann), Lupita Fernández (Maite Perroni) and Giovanni Méndez (Christian Chávez).
Jetët e tyre sigurisht që kanë ndryshuar shumë, ndërsa sot kemi msuar ndryshimin më të bukur për aktoren që luante personazhin e Robertës.
Përmes një postimi në Instagram, ajo u ka treguar gjithë fansave se është në pritje të ëmbël.
“Në mes të këtij kaosi dhe pasigurie në botë @pacoalvarezv dhe unë dua të ndajmë me ju një lajm që na mbush me dashuri, lumturi dhe mirënjohje. Mrekullia në jetë gjen gjithmonë një mënyrë për t’u shfaqur po! Jam shtatzënë! Do bëhemi prindër! Jemi jashtëzakonisht të lumtur për të filluar këtë fazë të re dhe jemi duke pritur me shumë dashuri fëmijën tonë!- shkruan aktorja në postimin e saj.
Ky është fëmija i parë për artisten dhe partnerin e saj.
https://www.instagram.com/p/CBMXUMfDHIX/?utm_source=ig_embed
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu