1 Qershori, festa e fëmijëve është padyshim një ditë shumë e rëndësishme dhe e mbushur me emocion edhe për prindërit. Çifti i njohur Besi dhe Xhensila, të dy kanë uruar vogëlushen e tyre Ajkën në ditën e saj dhe të gjithë fëmijëve.
Xhensila ka zgjedhur një foto ku janë të tre, buzë detit dhe e ka uruar të bijën me këto fjalë: “Na i qeshe sytë! Gëzuar festën të gjithë ëngjëjve që na ngrohin zemrën!”
https://www.instagram.com/p/CA40cizh_R2/
Sigurisht, këtë ditë nuk mund të mungonte as urimi i Besit, i cili ka publikuar një foto të Ajkës në një lëndinë me lule teksa ledhaton një qengj.
“Faleminderit Zot për bekimet që na ke dhënë! Urime 1 Qershorin o Ajka e jetës!”- shpreh urimet dhe njëkohësisht falënderimet aktori i humorit.
https://www.instagram.com/p/CA43B2THQ2a/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu