Djali i këngëtarit Majk dhe bukuroshes Majlinda Zeka, vogëlushi Roan ka sot ditëlindjen dhe mbush 3 vjeç. Këto tre vite ai e ka mbushur me gëzim jetën e prindërve ë tij, të cilët i kanë bërë urime të ndjera publike në këtë ditë kaq të shënuar.
“Gëzuar ditëlindjen e tretë princi im i vogël. Mami ta do më shumë se ç’do mund ta tregoj ndonjëherë. Për këtë botë ti je thjesht një fëmijë i vogël, por për mua je bota. E dua buzëqeshjen tënde, përqafimet e tua dhe nënqeshjet e tua. Ti je arsyeja përse ndihem kaq gjallë. Të uroj të kesh jetë të gjatë të lumtur dhe do jesh gjithmonë djali im i vogël”,- shkruan Majlinda krahas fotove të vogëlushit, ku duket dekori i festës.
https://www.instagram.com/p/CAWF4s9HWMX/
Ndërsa babai, këngëtari Majk ka zgjedhur të jetë fjalëpak në urimin e tij, por shumë i drejtpërdrejtë në dashurinë e madhe që shpreh.
“Urime ditëlindjen e 3-të zemra e babit ! T’i dëshiroj të gjitha të mirat e kësaj bote. Të don Babi”, – shkruan ai.
https://www.instagram.com/p/CAWF4X4luss/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu