Nëna është padyshim një nga njerëzit më të rëndësishëm për këdo dhe sado kohë të kalojë, lidhja me të vetëm sa forcohet dhe arrijmë të kuptojmë më mirë sakrificën dhe dhembshurinë e kësaj figure.
Kështu ka ndodhur edhe me modelen Afrona Dika, bashkëshorten e këngëtarit Blero, e cila sot uron nënën për ditëlindje duke e falënderuar e vlerësuar për gjithçka ka bërë për të.
“Mami, e shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! ❤️Të uroj edhe 100 vite të tjera, të lumtura, të mbushura plot dashuri, fat, e mbarësi.Çdo kush që të njeh nga afër, i njeh virtytet tua të larta që ke. Je njeriu më i dashur, më human dhe me zemrën më të madhe që unë njoh.Faleminderit për punën tënde të palodhur e përkushtimin e pamasë në punën më të vështirë: Të qenit mami❤️Të dua shumë shoqja ime, motra ime, Mami❤”, – shkruan Afrona për të ëmën.
https://www.instagram.com/p/CAUT2hUp9xS/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu