Që prej lindjes së djalit të saj Raiden, moderatorja Jona Spahiu pjesën më të madhe të kohës dhe energjisë ia kushton vogëlushit. Të shumta janë edhe postimet në rrjetet sociale, ku Jona mban të infromuar ndjekësit me copëza nga jeta e saj familjare, tashmë si nënë.
Fundjavën që lamë pas, moderatorja ka qenë pranë detit së bashku me partnerin dhe vogëlushin, Raiden, të cilit Jona i ka kushtuar disa fjalë shumë të bukura, krahas momenteve që kanë kaluar në det.
“Dhe më pas shpirti im të pa ty dhe tha: ‘Oh, ja ku je, ti je ajo për të cilën kam kërkuar’”, ka shkruar Jona.
Ditëve të karantinës, ajo ka qenë shumë aktive me psotime jo vetëm me të birin, por edhe me të shoqin me të cilin na ka treguar se janë stërvitur në kushte shtëpie, si shumica e njerëzve që kanë qëndruar kaq gjatë të mbyllur.
https://www.instagram.com/p/CAS_MffjsCc/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu