Gjatë gjithë qëndrimit në karantinë, këngëtarët Miriam Cani dhe Alban Skënderaj na kanë treguar herë pas here momente lumturie me fëmijët e tyre Ameli dhe Duam.
Vëmendjen më të madhe e ka marrë vajza Ameli, ndërsa djalit të vogël Duamit ende nuk ia kanë zbuluar portretin.
Por gjithsesi postimet dhe fotot e ëmbla edhe të tij nuk kanë munguar.
E tillë është edhe fotoja e fundit e dy vogëlushëve të këngëtarëve. Aty duket Ameli duke mbajtur vëllain tamam si një motër e madhe. “Bekimi im përgjithmonë”- shkruan Miriami krahas pozës së ëmbël të dy fëmijëve.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu