Prej disa muajsh Klea Huta dhe Elgit Doda kanë bërë publik lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dita e djeshme ka qenë dita e madhe për çiftin, pasi kanë bërë të ditur edhe gjininë e bebushit të tyre.
Lajmi ka qenë surprizë edhe për vetë Elgitin, pasi Klea donte t’i jepte rëndësinë e duhur këtij momenti.
Me publikun, ata kanë ndarë një video emocionuese rreth 2 minutëshe, ku janë përmbledhur momentet më të bukura, që nga testi i shtatzanisë, provat e Elgitit duke u mësuar të mbajë në krahë një kukull, këpucët e vogëlushit, dhënia e lajmit për nënën e Kleas, ekot tek mjeku deri tek plasja e tullumbaces që lëshon letra ngjyrë blu, të cilat tregojnë se një djalë po vjen në jetë.
“E pashë unë që në eko”,- dëgjohet të thojë Elgiti, ndërsa puthjet dhe përqafimet e çiftit nuk kanë të sosur nga lumturia e pamatë.
https://www.youtube.com/watch?v=9HXl4P4NtqM
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu