Një vit më parë, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolga njohën gëzimin më të madh të jetës. Në 5 maj të vitit 2019 ata u bënë për herë të parë prindër, kur Almeda solli në jetë vogëlushin që u pagëzua me emrin Efehan.
Sot vogëlushi Efehan feston ditëlindjen e tij të parë dhe e ëma ka zgjedhur që urimin publik ta bëjë me një foto kur ai ka qenë një muajsh dhe ka dalë në gjirin e nënës, teksa ajo e puth në ballë.
“1 muajsh në këtë foto dhe 1 vjeç sot. Si fluturon koha. Zemra ime është një vjeç sot. Më lër të të dua dhe pak më shumë, përpara se të mos jesh më i vogël”- janë fjalët plot emocion që dalin nga zemra e Almedës për ditëlindjen e parë të djalit të saj.
https://www.instagram.com/p/B_x95cXlLto/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu