Mjekët, infermierët, shoferët e ambulancave, sanitaret, policët, ushtarët e gazetarët janë personat që në këtë periudhë kur të gjithë kanë luksin të qëndrojnë në shtëpi, duhet të jenë në krye të detyrës, në shërbim të publikut.
Për ta, qëndrimi në shtëpi është i kufizuar dhe nga ana tjetër shton merakun për familjrët, duke qenë se gjatë ditës kanë më shumë kontakt me rrezikun.
Moderatorja Bieta Sulo, ka ndarë paraditen e sotme një situatë familjare, pak para se të niset për në punë.
Të dy së bashku, nënë e bir i shohim duke bërë aktivitet fizik. Vogëlushi Kroi ndjek më së miri mami Bietën.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu