Ata të dy kanë vetëm pak ditë që janë bërë prindër të vogëlushit Noah, por kjo kohë kaq e shkurtër ka mjaftuar për të zgjuar një dashuri të jashtëzakonshme e për t’i afruar më shumë me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për moderatoren e njohur Fatma Methasani dhe partnerin e saj, shefin e kuzhinës Alfio Rrotani.
Pas lindjes, Fatma ndodhet ende në spital dhe me foton e publikuar së fundmi, Alfio ka dhënë një shembull shumë poztiv për gjithë baballarët dhe prindërit e rinj.
Ai ndihmon partneren e tij Fatmën të thajë flokët, pasi kuptohet gjendja e një gruaje lehonë është disi delikate dhe kushdo do të dëshironte që të njëjtën gjë të bënte bashkëshorti i saj.
“Skuadra e famliljes”, ka shkruar Alfio dhe ka shumë të drejtë pasi një familje që të ketë harmoni duhet të funksionojë si një skuadër ku secili ka rolin e tij për të arritur qëllimin e përbashkët.
https://www.instagram.com/p/B76Wt4rnBrW/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu