Vogëlushja e Zaimina Vasjarit feston sot ditëlindjen e saj të dytë. Këtë e kemi mësuar përmes një postimi të saj në Instagram, me të cilin na ka prekur të gjithëve. Zaimina i ka dedikuar fjalë shumë të ëmbla nëne, vajzës së saj Khloe në ditën e saj të lindjes.
Mes të tjerash, ajo kujton momentin e parë kur e mori vajzën në kraharor dhe thotë se nuk do të harrojë kurrrë atë çast.
Postimi i plotë i Zaiminës
Khloe is TWO Sweet
Khloe im! Si sot para 2 vitesh në orën 10:30 ne përqafuam për herë të parë njëra-tjetrën. Dita e lindjes tënde është një lindje e dytë për mua. Ti më erdhe si dhurata më e bukur që Zoti më ka falur në jetë, ti solle një tjetër dimension dashurie që në momentin e parë kur erdhe në gjoksin tim, moment të cilin kurrë nuk do ta harroj 😭Unë dhe babi të duam çdo ditë edhe më shumë. Ti je fryma ime, ajri im pa të cilin nuk do jetoja dot. Dua të zgjohem çdo mëngjes dhe të ndiej aromën e gushës tënde, të shoh buzëqeshjen tënde të bukur dhe sytë e tu të jenë gjithmone të lumtur. Lutem për ty çdo ditë dhe falënderoj Zotin që më zgjon çdo ditë dhe të shoh ty. Të do Mami pafund! Gëzuar ditëlindjen e vogla ime! Sonte do jetë mbrëmja jote, ku do festosh si një Princeshë sepse KHLOE is TWO Sweet ❤️
https://www.instagram.com/p/B75d7aCn0Ng/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu