Periudha që po jeton prej muajsh tashmë, është me siguri më e bukura e jetës për moderatoren Elita Rudi. Ajo është bërë për herë të parë nëna e vogëlushit Zëri dhe duket se po shijon çdo etapë të rritjes së tij.
Ditën e sotme ajo ka publikuar disa foto nga dëbora, por dashuria që ato shfaqin dhe mbishkrimi me të cilin i ka shoqëruar Elita, na ngrohën zemrat.
Aty duket Elita me prindërit, Zërin, motrën dhe fëmijët e saj duke na bërë të mundur kështu një panoramë të familjes së gjerë të moderatores.
“Kur kemi njëri-tjetrin, kemi gjithçka”, – shkruan Elita krahas fotove me familjarët e saj.
https://www.instagram.com/p/B7OOOIjlO0R/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu