Tetë vite më parë, ajo përjetoi gëzimin më të madh të jetës, teksa mbante brenda turpit dhe më pas e solli në këtë botë, djalin e saj të vetëm Danin.
Jonida Maliqi na ka prekur të gjithëve sot me një postim në Instagram të një fotoje të tetë viteve të kaluara, kur ishte shtatzënë, me anë të së cilës ka uruar Danin për ditëlindjen.
“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesinë kur të kisha pjesë të trupit tim e aq më shumë momentin kur të pashë e të preka për të parën herë. Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika më e madhe që me kaplon në çdo moment të ditës❤️🙏Zoti qoftë përherë pranë teje, siç jemi ne familja jote engjelli im Dan”!- shkruan Jonida krah fotos me barkun e rrumbullakosur.
https://www.instagram.com/p/B6c6wj2Hmo6/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu