12 Dhjetori është një ditë shumë e rëndësishme për prezantuesen Bora Zemani, sepse në këtë datë, 5 vite më parë ajo solli në jetë të birin Arbor.
Sikurse e përmend dhe ajo vetë, koha ka kaluar nxitimthi dhe si pa kuptuar Arbori sot feston ditëlindjen e 5-të.
Ajo e ka uruar shumë ëmbël të birin, përmes një shkrimi që shoqëron një video në Instagram, ku Bora i dedikon Arborit këto vargje: “Se marova mas teje, u tërbova ams teje, ndërsa ai i thotë se e do shumë.
Postimi i plotë i Bora Zemanit
“Shshshsh… qetësi!!! Arbori im bën 5 vjeç sot dhe mami ka dy fjalë për të thënë:
Vërtet nuk e kuptoj si kaloi koha kaq shpejt, ti dje ishe një bebe ndërsa tani, një djalë i vogël llafazan që më jep mend ose më pyet për çdo gjë 😋
Tani je rritur dhe e ke mesuar që “shakpa” jane “shapkat”, qe “fuckla” jane “flluskat”, që “oh maj gaj” eshte “oh my god” etj… ke pak problem “kondicionerin” qe i thua akoma “goconjer” por punë e madhe, këto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa….”O ma, pse Zoti e ka vënë shkronjën A të parën?” 🤷🏻♀️, “Po Zoti a ka qenë bebe?”😳, “Pse ora kalon kaq shpejt?”🤔, “Pse nata është kaq e shkurtër?”🤪 dhe vazhdon pyet, “Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemrën?”. Një pyetje që të bën ta bërtasësh përgjigjen…. PO, Arbor! Ma ke prekur zemrën me atë dorën tënde të vogël magjike dhe e ke ndriçuar kaq shumë. 😍 Prandaj për një gjë jam e sigurt, ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jetë! Urimet më të mira për SuperHeroin tim të vogël! Tani le të filloje festaaaa…. “- shkruan Bora.
https://www.instagram.com/p/B5-JEaaDia2/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu