Nëse mendoj një fundjavë me familjen, më vjen menjëherë në mendje fjala film. Sa ndjesi e bukur është të relaksohesh dhe të ndjesh zhurmën e shiut, të rrish mbi divan duke u përkëdhelur dhe duke shijuar një çokollatë të ngrohtë? Situata ideale për të nisur një maratone të bukur filmash argëtimi për t’i parë të gjithë së bashku në familje.
Tani ju rendis të paktën 5 filma që mund të shikoni të gjithë së bashku në familje.
Princi i Vogël
I frymëzuar nga libri i Antoine de Saint-Exupery, filmi i animuar i Princit të Vogël, flet për një aviator të vjetër dhe egocentric dhe për fqinjën e re të shtëpisë, një vajzë e transferuar në lagje së bashku me nënën. Përmes faqeve të diarit të aviatorit dhe disenjove të tij, vajza zbulon sesi shumë kohë më parë aviatori kishte rënë në një shkretëtirë dhe kishte takuar Princin e Vogel, një djalosh enigmatik i ardhur nga një tjetër planet. Eksperienca e aviatorit dhe tregimi i udhëtimeve të Princit të Vogël në të tjera mënyra kontriboun për të krijuar një lidhje mes aviatorit dhe vajzës. Do të përballojnë së bashku një aventurë magjike, në fund të së cilës vajza do të mësojë të përdorë imagjinatën e saj dhe të gjejë fëmijërinë e saj.
Prindër në kurth
Dy binjake, të ndarë pas divorcit të prindërve jetojnë të ndara, njëra me babain dhe tjetra me nënën. Takohen së bashku në një kamp veror, stërviten dhe shkëmbejnë identitet për të ribashkuar prindërit.
Si një magjepse
Menjëherë pas arritjes së saj në Nju Jork, Princesha Giselle (Amy Admas), e dërguar nga bota reale në të tashmen nga një mbretëreshë e ligë (Susan Sarandon), fillon të shkëmbejë opinione rreth jetës dhe dashurisë falë takimit me avokatin joshës (Patrick Dempsey). Në botën reale mund të mbijetojë një ide e mrekullueshme dashurie.
Baby Boy (Një lider i lindur)
“Baby Boy” është një komedi argëtuese për të mëdhenj dhe të vegjël, që tregon se çfarë ndodh brenda një familje kur vjen në jetë një fëmijë e re. Gjithë rrëfimi nga këndvështrimi fantazues i një fëmijë 7 vjeç, me emrin Tim. Në kokën e fëmijës 7-vjeç, ardhja në jetë e një vëllai të ri, intepretohet nga imagjinata e tij si një event misterioz dhe joshës.
I keqi unë
Në një lagje simpatike jashtë qytetit, e rrethuar nga gardhe të bardha dhe shkurre të trëndafilave në lulëzim, një shtëpi e zezë qëndron mbi një livadh të shkretë. Prapa kësaj shtëpie, ndodhet një strehë e madhe sekrete. Atje, në mes të një ushtrie të vogël skllevërve, ne zbulojmë Gru, i cili po planifikon goditjen më të madhe në historinë e botës: vjedhjen e hënës! Gru i do të gjitha llojet e sjelljeve të gabuara. Armatosur me një arsenal të raketave dhe automjete të afta për të luftuar mbi tokë dhe ajër, Gru mposht dhe pushton gjithçka në rrugën e tij. Por e gjithë kjo ndryshon ditën kur ai has në vendosmërinë e fortë të tre vajzave jetime, të cilat shohin në të diçka që askush tjetër nuk ka parë më parë: një baba të mundshëm.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu