Ylli Baka një dedikim për nënën, ja përse nuk e bëra aktore në videoklip/ VIDEO

0 1

Këngëtari  shumë i dashur për publikun ka pak ditë që ka publikuar këngën e tij të fundit, me titull “Mirmëngjes nëna ime”, e cila është dedikim për nënën e tij dhe për gjithë nënat shqiptare, që për një aryse ose një tjetër i kanë fëmijët larg.

Në videoklip, artisti ka marrë si protagoniste një aktore që luan rolin e nënës, ndërsa në një moment shumë të shkurtër shfaqet edhe nëna e tij e vërtetë.

I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, përse nuk ka luajtur ajo gjatë gjithë videoklipit, përgjgija e tij ishte prekëse:

“Gjatë xhirimeve, aktorja ka qarë në të gjitha skenat. Imagjino sikur të ishte nëna ime, do qante nëna, do qaja unë, do qante stafi, nuk do të mund të xhironim”.

Gjithashtu, moderatorja e vendosi atë përpara disa situatave lidhur me nënën. Ai tha se nuk mban mend ta ketë mërzitur ndonjëherë nënën aq shumë sa të ketë qarë për të, por ndoshta mund të ketë qarë kur ai nuk ka qenë prezent, sepse i ka munguar shumë. Këngëtari tregoi se është larguar nga shtëpia që në moshë të vogël, kur ka filluar shkollën e mesme.

Ai gjithashtu pranoi se do të hiqte dorë nga dreka në një restorant shumë të mirë, për të ngrënë byrekun e përgatitur nga nëna e tij.

Përsa i përket një vesi që nëna i lutet ta heqë, por ai ende nuk e ka dëgjuar, këngëtari tha se është duhanpirja.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X