Vetëm pak ditë më parë prezantuesja e njohur Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani zbuluan se bebi që presin do të lindë djalë.
Vogëlushi do të jetë fëmija i parë i çiftit dhe pritet të vijë në jetë në muajin shkurt.
Tani që është në tremujorin e dytë Fatma duket se po shijon periudhën më të bukur të shtatzënisë, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Pasditen e djeshme ajo ka dhënë një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë”, ku ka treguar se nuk ka qenë edhe aq e lehtë për të kjo shtatzëni.
Bukuroshja tha se në fillim i është dashur të ushqehet vetëm me bukë, djathë dhe domate, pasi ushqimet e tjera nuk ia pranonte stomaku.
Megjithatë kjo periudhë ka kaluar dhe tani Fatma dhe Alfio po mendojnë për emrin e vogëlushit.
Ajo u shpreh se ende nuk e kanë vendosur, pasi Alfio kërkon një emër italian ndërsa Fatma emër shqiptar.
Ndër të tjera, moderatorja foli edhe për planet e martesës.
Ajo tregoi se sigurisht që do të kemi një dasmë, e cila mund të mbahet pasi djali të bëhet 1 vjeç.
“Besoj që do të bëjmë një dasmë kur të rritet djali, mendoj kur të bëjë 1 vjeç apo kur të rritet dhe pak. Unë mendoja se Alfio bënte shaka kur më thoshte që ne do të martohemi dhe do na i sjellë djali ose vajza unazat. Unë thosha ça budallalliqesh po thotë, po do ti që kështu shkoi kjo punë”, ka thënë Fatma.










Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu