Kur kanë kaluar disa muaj që kur modelja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë.
Por vogëlushi i tyre I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, sipas mediave turke.
Efehani i vogël u desh t’i nënshtrohej një operacioni pasi iu shfaqën disa kiste në kokë. Edhe pse operacioni zgjati disa orë ai shkoi shumë mirë.
Prive shkruan se më të shqetësuarit gjatë kësaj kohe kanë qenë prindërit e vogëlushit, veçanërisht Almeda e cila, nuk e ka përballuar shumë mirë sëmundjen e djalit.
Gjatë kohës që djali ka qenë në sallën e operimit, Almeda ka shpërthyer në lot.
“Djalin tim e kapi syri i keq”, raportohet të ketë thënë ajo duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte Tolga.
Çifti ka vendosur ta ekspozojë edhe përmes fotografive vogëlushin që prej ditës së parë të ardhjes së tij në jetë.
Shpresojmë që Efehani të jetë shëndoshë e mirë dhe të gëzojë shëndet të plotë!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu