Që në fillimet e saj në televizion, e aq më tepër me popullaritetin në rrjete sociale, moderatorja Arbana Osmani ka treguar gjithmonë dashurinë e saj për kafshët e mbi të gjitha për macet.
Këtë dashuri duket se e ka trashëguar edhe i biri Joni, mesa kemi parë në postimet e moderatores.
Ditën e sotme ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto shumë të ëmbël, ku ka dalë me të birin dhe një mace të bardhë dhe vogëlushi përpiqet t’i japë maces një luleshtrydhe për të ngrënë.
“I ushqejmë kafshët me ç’të na ndodhet për momentin”,- shkruan Arbana me shaka në foto.
https://www.instagram.com/p/B4NI12Agaf-/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu