Vetëm pak javë më parë djali i kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Ajola Xoxës, Kajan mbushi 1 vjeç.
Prindërit i organizuan një festë shumë të bukur nga e cila publikuan foto me vogëlushin e tyre.
Duket se Kajan është kthyer në qendrën e jetës së prindërve të tij dhe mami Ajola e tregon këtë gjithmonë përmes postimeve të saj.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto të vogëlushit, i cili shihet teksa rri “i lodhur” në prehrin e nënës së tij.
Ajola ka vendosur një mbishkrim ku ka dashur me humor të tregojë se si e hënë që është ndihemi të lodhur.
“Të hënat më gjejnë kështu”, shkruan ajo në përshkrimin e fotos.
A nuk jeni edhe ju si Kajan gjatë ditës së hënë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu