Djali i gazetares së kulturës Fjodora Fjora ka mbushur sot gjashtë vjeç. Nga fotot e postuara në instagramin e saj duket se i kanë organizuar një festë të bukur vogëlushit me një dekor që të jep idenë e hapësirës, planteve e yjeve, si dhe numri gjashtë që tregon se sa vjeç mbush Alteo.
Por përveç dekorit të bukur e festës së zhvilluar me shokët dhe shoqet e klasës, urimi i nënës së tij Fjodorës është shumë prekës dhe shpreh shumë për dashurinë e një nëne me fëmijën dhe raportin me vitet që ikin.
“Ndoshta vitin tjetër nuk do të mund të mbaj si tani, ti po rritesh shumë shpejt. Ditëlindja e gjashtë e Alteos”,- ka shkruar ajo krahas fotos ku mban djalin në krahë dhe në buzëqeshje i lexohet lumturia.
https://www.instagram.com/p/B3CMLpAlt-l/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu