Ajo është ndër personazhet më të dashur e më të komentuar të rrjeteve sociale. Aulona Musta përveçse si një platformë ku pasqyron punën e saj si moderatroe, gazetare por edhe reklamuese e produkteve të ndryshme, e përdor Instagramin herë pas here edhe për të shprehur ndonjë ndjesi nga jeta e saj personale, në rolet si bashkëshorte, bijë, motër dhe roli më i rëndësishëm i saj si nënë.
Pikërisht për këtë të fundit, ka bërë një postim nga Voskopja ku është aktualisht me pushime me familjen.
Pas fotove e videove që tregonin si po argëtoheshin dhe si po kalonin pushimet, Aulona ka postuar një foto shumë të ëmbël, ku ka dalë me të bijën. Amara e vogël ka mbëshetur kokën në prehërin e mamit dhe shkrimi i Aulonës është vërtet emocionues.
“Prehri im, e vogla ime, do të jetë gjithmonë vendi ku ti do të gjesh qetësi e ngrohtësi”!- ka shkruar Aulona.
https://www.instagram.com/p/B1BhvWVBIg5/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu